Shfrytëzoi 12-vjeçaren për prostitucion, arrestohet kirurgu në Tiranë

Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.

Report Tv mëson se Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion mjek kirurg ka shfrytëzuar për prostitucion të miturën për 2 vite me radhë.

Ai është arrestuar pas denoncimit në komisariatin e Policisë numër 1.

Report TV mëson se mjeku kirurg Dervish Hasi është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 12 vjeçe duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës mëson Report Tv.

Për mjekun Hasi rëndon akuza e prostitucionit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com