Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga dita përkujtimore e 21 janarit 2011 ku në bulevardin para kryeministrisë u vranë 4 protestues.
Zbardhja e këtij krimi shtetëror kërkuar dhe nga Gjykata e Strasburgut ka qenë një ndër temat e diskutimit që ministri I Brendshëm Taulant Balla ka bërë me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Cela gjatë takimit paraditen e sotme.
Burime nga ministria e Brendshme kanë bërë të ditur për Report Tv se Balla i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm hetim 21 janarit në dritën e vendimit të GJEDNJ.
Në fokus të takimit ku morën pjesë edhe drejtues të lartë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ishte vlerësimi i ecurisë së punës së deritanishme të strukturave të prokurorisë dhe policisë, koordinimin mes tyre dhe bashkërendimin e prioriteteve në goditjen e krimit.
Gjatë takimit ministri Balla theksoi se revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë.
Gjithashtu ministri Balla vlerësoi rezultatet e arritura në goditjen e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në muajin shtator 2023, puna e kryera nga strukturat e policisë dhe prokurorisë në këtë drejtim si dhe u shpreh vullneti për vazhdimin e punës në këtë aspekt edhe gjatë vitit 2024, duke e konsideruar si çështje me prioritet maksimal.
/f.s