Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vijuar turin e tij të vizitave në Malin e Zi.
Në një konferencë të përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, Hasani tha se Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm dhe jam besimplotë se ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re”, tha ai.
Hasani u ndal edhe te ndërtimi i urës mbi Bunë, për të cilën tha se i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave dhe se ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, është një nga prioritetet strategjike të vendit tonë.
“Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon. Shpreh vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon”, tha ai.
Ministri cilësoi gjithashtu shqetësues rolin e Rusisë si faktor destabilizuasn në rajon.
“E ardhmja e rajonit duhet të udhëhiqet nga një orientim i qartë euro-atlantik”, tha kryediplomati shqiptar.
Hasani bëri gjithashtu me dije se Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.
“Detyrim i përbashkët të punojmë më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Avancimi i vendeve tona në procesin e integrimit, kontribut i vyer për mbarë rajonin”, tha Hasani.
/a.r