Disa persona janë arrestuar për vrasjen e mafiozëve Skaftouros dhe Rubetis në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar.
Sipas mediave greke një operacion i madh policor i parapriu arrestimit të tyre në Atikën Perëndimore.
Të arrestuarit janë:
SA, i lindur në vitin 1985 në Gjeorgji, i njohur edhe si “Georgian”
D.D., i lindur më 2003, Selanik
LS, e lindur në vitin 1983 në Uzbekistan
D.S. i lindur në vitin 1990 në Rusi
D.K, i lindur në vitin 1983 në Gjeorgji
X.P., e lindur në vitin 1998 në Shqipëri
A.I., i lindur në vitin 1995 në Gjeorgji
Të dy mafiozët janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.
Yannis Skaftouros u vra në shtëpinë e tij verore në Skourta, Viotia, në prill të vitit 2022 në sy të familjes së tij. Në fakt, vajza e tij doli përpara të shtënave për të mbrojtur të atin dhe u plagos.
Vassilis Roubetis u vra jashtë garazhit të shtëpisë së tij, në Korydallos, në qershor 2023. Ai njihej si “Rambo” ose “taksisti” dhe ishte arrestuar për vrasjen e Michalis Filopoulos.
/a.r