“Tempulli” godet sërish, arrestohet 39-vjeçari në Berat

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” ësshtë arrestuar një 39-vjeçari me iniciale E.K., si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin me iniciale, R.K., të dy banues në Roskovec.

Nga hetimet rezultoi se ata bashkëpunonin për të siguruar sasi kanabisi, që më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Nga kontrollet në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi kanabisi, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,  për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com