EMRI/ I akuzuar për vrasje me paramendim më 2009, arrestohet me qëllim ekstradimi nga Londra 34-vjeçari shqiptar

Është arrestuar në Londër me qëllim ekstradimi në Shqipëri, 34-vjeçari Donald Hoxha, i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për vrasje me paramendim në vitin 2009.

Policia bën me dije se Donald Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit me iniciale R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Mësohet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.

Pas shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, kapet në kohë rekord në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”.

Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi D. H., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi D. H. akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit D. H., në Shqipëri./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com