Vrasja e Ardian Nikujat, portugezi Ruben Saraiva merret në pyetje në Komisariatin e Lezhës

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës, ku po merret në pyetje nga Krimet e Rënda.

Saraiva prej 31 Dhjetorit të vitit 2023, iu dorëzua drejtësisë shqiptare nga Maroku që e arrestoi atë disa javë pasi ishte shpallur në kërkim. Ai u transportua nga paraburgimi 313 në Tiranë drejt Gjykatës së Lezhës me forca të shtuara policie.

Në seancën e njohjes me masën e sigurisë, Saraiva, mësohet të ketë mohuar implikimin në vrasjen e 19 Prillit 2023. 28-vjeçari i tha gjyqtarit të hetimit paraprak se në Shqipëri kishte ardhur me pushime dhe akuzat ndaj tij i kishte mësuar nëpërmjet medias.

Por prokuroria thotë se ka prova që Saraiva është ekzekutori i Nikulajt brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës.

Hetuesit besojnë se ai bashkë me 4 shtetas të tjerë britanikë; Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson janë porositur nga shqiptari Edmond Haxhia, të gjithë në proces ekstradrimi në Angli, për kryerjen e vrasjes.

Sipas policisë, familja e Haxhisë është prej vitesh është në hasmëri me fisin e viktimës Ardian Nikulaj dhe konflikti ka prodhuar shumë të vrarë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com