Për herë të parë si opinioniste në Big Brother VIP, Ori Nebijaj ka rrëfyer se sa kohë ju desh të sa ta mendonte ftesën e bërë nga drejtuesit e Top Channel për t’iu bashkuar panelistëve të Shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si e pritën kolegët e partisë.
Ori: Sapo Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.
Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?
Ori: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jemë e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjëgjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.
Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetëri në këtë studio si opinionist?
Ori: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë.
Po kolegët e partisë ç’të thanë?
Ori: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.
A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?
Ori: Nuk e di, mendoj se njëri…
Kë do të doje të shihje ti?
Ori: Pse jo të dy?