Emrat/ Kush janë banorët e rinj që do futen sonte në ‘Big Brother VIP’?

Këtë të martë në mbrëmje do të nisë nata e dytë e “Big Brother VIP 3”. Edhe sot pritet që të futen në shtëpinë më të famshme në vend, disa banorë të tjerë. Në listë për t’u futur natën e sotme është koreografi i njohur, Albi Nako. Por jo vetëm ai…

Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doci, ish-konkurrenti i emisionit Për’puthen Fatjon Kuqari.

Të 5 janë banorët që do të futen në natën e dytë, e cila që në nisje të edicionit u përshkrua nga moderatori Ledjon Liço si vazhdimi i festës së të shtunës. Listës do i shtohet edhe një i gjashtë, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

Të gjitha ndodhitë e para në shtëpi do të komentohen nga dy opinionistët, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com