Gjiknuri takim me përfaqësuesit e OSBE: Diskutuam mbi procesin e Reformës Zgjedhore

Pas letrës zyrtare që iu dërgua drejtorit të OSBE-ODIHR, Matteo Mecacci, Damian Gjiknuri njofton se ka takuar ditën e sotme përfaqësuesit zyrtarë të OSBE-së në Shqipëri. Në një postim në “Facebook”, Gjiknuri ka zbardhur disa nga çështjet të disktuuara në këtë takim.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri, me të cilët diskutuam mbi procesin e Reformës Zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Gjiknuri.

Më tej në postimin e tij, Gjiknuri shkruan se ju ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar angazhimin përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, për të cilën thotë se do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve.

“I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”, shkruan Damian Gjiknuri.

Sjellim në vëmendje se Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në shkresën që i kanë dërguar ditën e djeshme drejtorit të OSBE-ODIHR, Matteo Mecacci, ata kërkojnë që ekspertë të fushës së zgjedhjeve të ODIHR-it të asistojnë në punën e këtij komisioni të rëndësishëm në vend.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com