Edhe pse Sali Berisha deklaroi në 30 dhjetor se mezi e priste arrestin e shtëpisë, duket se është mërzitur për vetëm dy javë që qëndron mbyllur.
Avokatët e tij i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.
Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.
Kërkesa është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën, e cila është nisur me postë.
/javanews/ a.r