I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, analisti Dritan Hila është përplasur në një debat me deputetin demokrat Flamur Noka.
Hila u shpreh se Gazment Bardhi është zgjedhur nga Lulzim Basha dhe se deri dje ai “u vuri drurin”, duke theksuar se ai nuk është pjesë e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij kreu i grupit parlamentar të PD “po bën lojën e vetë”.
Megjithatë deputeti demokrat këmbënguli se Bardhi është politikan opozitar dhe mbështetës i kësaj të fundit në aksion.
Pjesë nga debati:
Hila: Morët Gaz Bardhin dhe thatë është kryetar, por atë e ka zgjedhur Luli.
Noka: Gaz Bardhi është politikan opozitar.
Hila: Deri dje iu vuri drurin Bardhi, nuk është pjesë e juaja. Ai bën lojën e vetë. Luani me artifica ligjore. Që iu takon juve, iu takon, por pa Gaz Bardhin brenda. Nuk themi që jeni opozita, por jeni opozita më e madhe.
Por nuk duhet të bini në artificat ligjore që shfrytëzon Rama. Problemi është që nuk demaskoni Ramën në Parlament. Protestat bëjini në rrugë, a jeni në gjendje të mblidhni 100 mijë vetë. Parlamenti është për të folur.
Noka: Atje është për të folur, por mua më është hequr fjala. Si mund të trajtohemi ne si lebrozë, sikur nuk jemi deputetë të popullit?! Çfarë ka opozita veç fjalës, kontrollin e pushtetit. I zhdukën more, duam të hetojmë për charterin e Ramës. Nuk hetohet. Duam të hetojmë TIMS-in, nuk hetohet sepse do të zhdukë gjurmët e Olsit, Taulantit. Të dhënat e TIMS-i kanë shkuar në një vend armik të NATO-s sipas informatave tona.
Hila: Hetoni pak edhe oligarkët.
Noka: Ka një kryeoligark, ai është Edi Rama./m.j