“Rrezikojmë të gjobitemi nga Strasburgu”, kryetarja e KLGJ-së: Kemi mungesë stafi, disa gjyqtarë shqyrtojnë nga 200 çështje e të tjerët nga 400

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall si gjykata në nevojë dy gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atë administrative dhe gjykatën e kryeqytetit.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, u shpreh  për Top Channel se stoku në këto gjykata ka arritur pikë kritike.

“Është shumë emergjente, boll t’ju them, disa shifra ne duhet të kemi në sistem 408 veta, sot ne kemi 245 veta/ Nga këto kemi 79 vakanca të përhershme dhe 84 të tjerë ër të cilët u paguajmë 70 përqind të rrogës pasi janë të pezulluar”, tha Llagami.

Por, nuk janë vetëm qytetarët që presin drejtësi, edhe shteti shqiptar pret të gjobitet nga Strasburgu për gjykim tej afatit të arsyeshëm ligjor.

“Po bëhemi gati të gjobitemi janë dhjetëra qytetarë”, shpjegoi Llagami.

Në projektligjin e dorëzuar kuvendit si formulë shpëtimi është gjetur reduktimi i trupave gjyqësore nga tre me një gjyqtar për  gjykimet administrative  si dhe mbushja e gjykatave me ndihmës ligjorë.

“Shkolla nuk prodhon ndihmës ligjore mbasi nuk konkurrojnë. Duan gjyqtare . kështu që ne po shohim mundësinë se sit u propozojmë atyre që nga ndihmës kanë mundësinë e të bërit gjyqtar”.

Por, propozim tjetër është rikthimi i normës në punën e gjyqtarëve.

“Nuk mundet që ca gjyqtarë të gjykojnë 200 çështje dhe ca 400”, theksoi Llagami.

Por me aprovimin e megjithatë me hartën e re gjyqësore , tanimë KLGJ bën apel për rikthimin e pallatit të drejtësisë dhe në tryezat me  prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela është diskutuar që  me përjashtim të gjykatës së lartë dhe atë antikorrupsion, gjithë të tjerat bashkë me prokurorinë të grumbullohen nën një cati

Ka ardhur koha që qeveria të shikojë mundësinë e mbledhjes së godinave në pallatin e drejtësisë./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com