Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzektutimi i Vangjelis Zabunis, mafiozit grek që u ekzekutua gjatë natës në Athinë.
Burime të TCh nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë.
Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.
Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapobandën greke të vdekur në vend.
Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat.
Autorët dyshohet se e dinin programin që po ndiqte viktima dhe e qëlluan atë derisa u siguruan se nuk do të kishte asnjë shpresë për të shpëtuar.
Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.
/a.d