U ekzekutua me dhjetëra plumba, mafiozi grek u përfshi në një atentat ndaj një gjykatëseje

Autoritetet shohin një larje hesapesh mes njerëzve të botës së krimit pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në orët e vona të natës në zonën e Neos Kosmos, ndërsa viktimë është, 44-vjeçari, B.Z. i njohur si Zabunis. Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve “Frantzis” dhe “Ilias Ilios” dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.

44-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa xhipi i tij i zi u mbush me vrima nga breshëritë e plumbave që u zbrazën nga armë e vrasësve. Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut. Më pas ai ka shpëtuar, pasi i kishte ngecur arma vrasësve, por edhe falë ndërhyrjes së policisë, e cila i dha ndihmën e parë.

Herët, mëngjesin e së dielës, Policia gjeti në Dafni xhipin e xhelatëve, e cila u dogjë në Avenue Athinë për të mbuluar gjurmët ndërsa autorët u zhdukën.

Policia e Sigurisë po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com