“Shpiku” një intervistë me Besnik Mustafajn kur punonte në gazetë, Tanini: Më ka ruajtur Zoti…!

Tema e kësaj të shtune në e emisionin “Rudina”, në Tv Klan, është: “Puna ime e parë”. I ftuar midis personazheve të tjerë në studio, për të folur rreth eksperiencës së tij, ka qenë edhe gazetari Eljan Tanini, i cili rrëfeu një histori tepër interesante, me nota humori.

Ai u shpreh se kur ka punuar në gazetën Sot, nuk e dinte tamam çfarë bënte dy muajt e parë. Ndaj, kur i thanë që të intervistonte Besnik Mustafajin, Tanini nga pamundësia për “ta kapur” si personazh, trilloi vetë disa rreshta.

Gazetari tregoi se “shpikja” që i kishte bërë, ishte shumë e bukur, pasi jo vetëm që do ta nxirrte mirë Besnik Mustafajin, por edhe vetë atë përballë redaktorit. Gjithsesi, ai tha se intervista nuk u botua asnjëherë dhe madje këtë pjesë e konsideron si fat.

Eljan Tanini: Pastaj, puna e parë, i ulur pas një kompjuteri, ka qenë tek gazeta Sot. Atje, nja dy muaj s’dija çfarë të bëja. Për shembull, më thoshin: “Ik bëjë intervistë me Besnik Mustafajin, edhe do flasësh për Partinë Demokratike, do e pyesësh”. Edhe bëra ca rreshta unë, sikur kisha bërë intervistë me Besnik Mustafajin. Po se nuk e kapja dot.

Rudina Magjistari: Domethënë nuk e kishe intervistuar?

Eljan Tanini: S’e kisha intervistuar se nuk e kapja dot, ishte e pamundur. Kush më njihte mua, t’më jepte Besniku intervistë. Dhe s’e di Besniku madje, e përshëndes nëse e dëgjon.

Rudina Magjistari: Besniku rrezik e ka lexuar dhe ka thënë: “Sa bukur paskam folur”. U botua apo s’u botua?

Eljan Tanini: Është shumë e bukur situata. Të nesërmen, të gjithë këta njerëzit që jepnin intervista në gazetë, por edhe pak më gjerë, flisnin me kryeredaktorët. Ishte fati që nuk doli intervista. Unë e mora Besnik Mustafajin në telefon…

Rudina Magjistari: Të paska ruajtur Zoti.

Eljan Tanini: Më ka ruajtur Zoti, por edhe po të…

Rudina Magjistari: Edhe atë të kishe në biografi ti.

Eljan Tanini: Ishte koha kur Besniku ishte shkëputur pak nga PD-ja, sapo lëvizte. Ajo shpikja që i bëra ishte shumë e bukur, ishte formulë interesante, që do t’i bënte mirë edhe Besnikut, por do më linte edhe mua figurë të mirë para redaktorit, Arjanit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com