‘Si nëpër filma’/ Vihen në pranga çifti i të rinjve me 66 kg drogë, ja si tentoi ta fshihte drogën 28-vjeçarja shqiptare

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas grek dhe një të re shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që ka sekuestruar mbi 66 kg marijuanë.

Në pranga e policisë kanë rënë një 27-vjeçar grek dhe një 28-vjeçare nga Shqipëria, të cilët akuzohen si anëtarë të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës.

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin “rolin” e marrjes brenda territorit grek, transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut.

Gjatë një operacioni të organizuar në zonën e Filiros, Selanik, ata u kapen dhe arrestuan, ndërsa në kontrollet e kryera në një vend ku hidheshin plehrat, ku 28 vjeçarja fshihte drogën, si dhe në dy shtëpi, u gjetën dhe u sekuestruan 66 kg e 646 gram marijuanë.

Në pjesën më të madhe të sasive të sekuestruara janë përdorur deodorantë të veçantë për të maskuar erën e lëndëve narkotike. Janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe 1 makinë e përdorur për transportin e drogës./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com