Shoku “fundos” 39-vjeçarin grek që vrau bashkëshorten shqiptare shtatzënë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e shqiptares 41-vjeçares shtatzënë në Greqi.

Dyshohet se autor i ekzekutimit të Xhorxhia Muratit është bashkëshorti i saj grek, 39-vjeçar, i cili është ndihmuar në kryerjen e krimit dhe nga një shok 34-vjeçar.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve 39-vjeçari ka mohuar që të jetë ai personi që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë dhe që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Por shoku i tij pranon se 39-vjeçari, e kishte kontaktuar ta ndihmonte me inskenimin e një grabitjeje.

Në dëshminë e tij ai akuzon 39-vjeçarin për kryerjen e krimit.

“Unë isha aty për ta ndaluar sepse pranova ofertën e tij për të bërë një grabitje të rreme pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha se e kishte vrarë. Unë pranova ta lëviz trupin sepse kisha frikë se mos e pësoja të njëjtën gjë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera ai në hetuesi.

Partneri i Gjeorgjias këmbëngul se nuk ishte ai i përfshirë në vrasje dhe se ishte në gjumë atë natë.

“Gjeorgjia ishte i vetmi person që kisha në botë. Nuk do të pranoj diçka që nuk e kam bërë. Atë natë mora 3 pilula gjumi dhe nuk kam kuptuar asgjë, të nesërmen u zgjova në mëngjes. Nuk jam ai që përshkruhet në video-t e publikuara,” ka thënë ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com