2023, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit/ “Përmirësim galopant”, Zaloshnja: Jemi të krahasueshëm me BE!

Drejtues i Institutit Agjenda, Eduard Zaloshnja i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” e gazetares Nisida Tufa në News24, foli për sondazhin e fundit në lidhje me sigurinë e jetës në dekadën e fundit.

Zaloshnja u shpreh se përmirësimi gjatë dekadës së fundit është galopant dhe se jemi ta krahasueshëm me vendet e Bashkimit Evropian. Sakaq ai theksoi se studimi ka qenë për sigurinë nga aksidentet rrugore dhe nga krimi.

Pjesë nga intervista:

2023, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit. Çfarë opinioni ka për këtë?

Zaloshnja: Është një studim i gjerë dhe nuk jemi marrë me aspekte si siguria në punë, por nga aksidentet rrugore dhe nga krimi. Kemi një përmirësim galopant brenda një dekade. Në vitin 2023 jemi të krahasueshëm me BE-në. Ky është treguesi më sintetik që tregon nivelin e sigurisë së jetës. Në vitin 2103 për çdo 1000 vdekje, 20.7 vinin nga siguria dhe krimi. Ne po i afrohemi BE-së, ndërsa Mal i Zi, i cili është vend kandidat për në BE, mbetet ende pas nesh. Ky nuk është sondazh, por të dhëna zyrtare që unë i kam kryqëzuar. Fakti që ende nuk jemi baraziuar me BE-në është prej viktimave të aksidenteve rrugore, këmbësorre, çiklistë, po ti eleminimoim këto, do ishim baraz me BE-në.

Niveli më i ulët i viktimave të krimit jashtë familjes në dekadën e fundit

Zaloshnja: janë bërë hapa galopantë gjatë kësaj dekade, kemi një përmirësim të dukshëm. Kur bëhet fjalë për krimit jashtë familjes, Shqipëria është gati baras me BE-në.

Përmirësimi galopant i sigurisë rrugore në dekadën e fundit

Zaloshnja: Jemi një ulje galoponte sërish, shumë më pak njerëz për 100 mijë automjete në qarkullim humbasin jetën. Në vdekje kemi zbritur te 1/3-ta. Unë kam parë nga dekada në dekadë, ajo e para ishte katastrofike. Kjo dekada e fundit po na bashkon me BE-në.

Indeksi i vdekjeve nga aksidentet rrugore

Zaloshnja: I vetmi problem janë këmbësorët, motoçiklistët.

Perceptimi i qytetarëve për Policinë e Shtetit

Zaloshnja: Nga 3 vite më parë kemi një rritje të vlerësimit pozitiv. në lagjen ku unë jetosh p.sh, nuk ka krim.

Prania e policisë në zonat ku banojnë

Zaloshnja: ka një rritje që shkon në shifrën 77.6%. Në këto 3 vitet e fundit është shtuar prania e policisë në lagje.

Mendojnë se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/ grabitjeve/ krimeve në zonën ku banojnë

Zaloshnja: Kemi edhe këtu rritje. Po ashtu unë di që është shtuar numri i denoncimeve dhe kjo lidhet me besueshmërinë te policia.

Ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/ fshat pasi është errësuar

Zaloshnja: Kemi rritje edhe këtu me 80%./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com