120 eurodeputetë kërkojnë heqjen e të drejtës së votës për Hungarinë në KE: Orban ka kryer veprime të papranueshme

120 deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës për shkak të shkeljes së vlerave demokratike dhe përdorimit “të papranueshëm” të të drejtës së vetos nga kryeministri Viktor Orbán.

“Ne besojmë se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian”, thonë deputetët në një letër dërguar të premten kryetares së Kuvendit, Roberta Metsola.

Një shkak i përsëritur shqetësimi në Bruksel është edhe roli i diskutueshëm i Orbanit në samitin e BE-së në dhjetor.

Kryeministri hungarez i kërcënoi liderët e tjerë kur shprehu qëndrimin e tij për të vënë veton ndaj një fondi të propozuar prej 50 miliardë eurosh për t’i ofruar Ukrainës ndihmë makro-financiare midis 2024 dhe 2027.

Hungaria është nën kapitullin e parë të nenit 7 që nga viti 2018.

Kjo fazë identifikon një “rrezik të qartë të një shkeljeje serioze” të parimeve thelbësore dhe detyron vendin e akuzuar të shpjegojë situatën në seancat e rregullta dëgjimore.

Falë mbrojtjes së dhënë nga qeveria e mëparshme e së djathtës në Poloni, e cila gjithashtu u vu nën nenin 7, Budapesti ishte në gjendje të qëndronte në këtë fazë të parë pa u përballur me ndonjë pasojë të rëndë.

Tani, grupi prej 120 eurodeputetësh, nga gjithsej 705, dëshiron të ushtrojë hapin e dytë të nenit 7, ku liderët e BE-së, duke vepruar me unanimitet, mund të përcaktojnë “ekzistencën e një shkeljeje serioze dhe të vazhdueshme” të vlerave themelore./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com