Shoferi i dehur shkakton aksident të pesëfishtë në mbikalimin e Shkozetit! Makina e tij përfundon mbi rrethrrotullim

Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit.

4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Personi i dehur është shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale. /m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com