56-vjeçari në gjyq këmbëngul se është burri i Shakirës: S’mund të më ndaloni ta shoh, unë flas çdo ditë me të

Autoritetet e Floridës arrestuan një burrë 56-vjeçar të quajtur Daniel John Valtiere, pasi ishte kthyer në makth për Shakirën. Ai akuzohet se ka ngacmuar Shakirën dhe madje ka tentuar të futet në shtëpinë e saj.

Fillimisht, gjykatësi vendosi garancinë me kusht 50.000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij dhe flet me të gjatë gjithë kohës, gjyqtari e çoi në 100.000 dollarë.

Ndaj tij janë vendosur edhe masa kufizuese, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me yllin kolumbian, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale, si edhe do duhet të paraqitet në gjykatë.

“Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë po shqetësohem realisht, sepse ky njeri ka halucinacione”, dëgjohet teksa thotë gjyqtari.

Burri, me origjinë nga El Paso, Teksas, ndau disa postime në rrjetet sociale për Shakirën, të cilat iu dorëzuan autoriteteve nga ekipi i saj i sigurisë më 3 janar. Pesë ditë më vonë, në orën 12:45, ai u paraqit në shtëpinë e këngëtares.

Asokohe ekipi i sigurisë së Shakirës i bëri thirrje që të ndalojë dërgimin e dhuratave dhe të mos postojë detaje rreth saj në internet. Mirëpo, ata u shqetësuan kur panë një postim në Instagram në të cilin ai mburrej se kishte shkuar në shtëpinë e këngëtares në Miami Beach.

Valtier u akuzua për ngacmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com