Tavo kryebashkiak i Himarës? Rama: S’komentoj çfarë më vënë mua në gojë apo në kurriz mediat greke!

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi se i ka propozuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Himarës. I pyetur për lajmet që kanë qarkulluar në medien greke Rama tha se nuk kanë asnjë burim të sigurtë duke theksuar se qeveria është duke pritur vendimin e formës së prerë të drejtësisë që më pas të zgjidhin ngërçin e krijuar në këtë bashki që kur u arrestua Fredi Beleri.

Pyetje: Çështja Beleri ka pasur hipoteza se për kryesimin e bashkisë keni propozuar Vangjel Tavon. A është e vërtetë?

Rama: Vendimi i GJKKO ishte pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon por së pari njëherë nuk është vendim i formës së prerë do të presim të marrë forma të prerë, s’mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë.

Të gjitha këto të tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke as median shqiptare as qeverinë as zyrën time.

Kështuqë unë nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke pa më pyetur dhe mua. Janë emra historira që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është pyetje për kolegët tuaj grekë në gazeta portale televizioni ose kur tu jepet pyetja pyesni autoritetet greke. Unë di që ne presim vendimin e formës së prerë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com