EMRAT/ Tregtonin cigare të kontrabanduara në Tiranë, 4 në pranga, 7 nën hetim

Flamur Zeqiraj, 68 vjeç, Pavlin Jakaj, 43 vjeç, Artur Shehu, 29 vjeç dhe Edmond Ftoni, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë janë arrestuar nga policia e kryeqyteti.

Shtatë persona të tjerë janë vënë nën hetim. Ata akuzohen për kontrabandim dhe tregtim cigaresh në subjektet e tyre tregtare.

Sipas njoftimit të policisë, “nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.”

Nën hetim janë shtetasit D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com