Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja informale e qeverisë që qeveria po mban në Shëngjin.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo është mbledhja e fillimit të vitit për caktimin e prioriteteve në Kuvend, qeveri dhe parti.
“Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, – shkruan Rama.
Për dy ditë me radhë, kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar do të zhvillojnë një mbledhje informale me dyer të mbyllura në Shëngjin.
Burime nga mbledhja bënë me dije se është diskutuar për deputetët, performancën e tyre, debate publike, diskutime në seanca e komisione si dhe prezenca në zonat elektorale.
Po ashtu, është diskutuar edhe për vijimësinë e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.
/f.s