Ndryshimet në qeveri, Malaj: Bashkimi i ‘Inovacionit’ me ‘Ekonominë’ të ishte bërë pa vonesa! Gonxhe, ‘kali i punës’…!

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj në një intervistë në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon ka folur për zhvillimet politike dhe ekonomike në vendin tonë.

Sa i përket ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Malaj tha se ky bashkim duhej të ishte bërë pa vonesa.

“Duhet të ishte bërë pa vonesë bashkim i Inovacionit me Ekonominë. Është e paargumentuar mirë, pse Kultura shkon te Ekonomia, por shqetësimi më i madh janë ndryshimet e shpeshta në strukturat e qeverisë.

Shpesh ristrukturimet edhe kur ndodhin brenda të njëjtës mazhorancë krijojnë pasiguri brenda administratës publike. Kam frikë dhe fakti që ne njerëzit nuk parapëlqejnë të futen në sektorin publik lidhet me pasigurinë për ta pasur vendin e punës dhe për të bërë karrierë profesionale.

Kultura ka disa kufi sepse është si të thuash thesari më i madh i identitetit kombëtar. Ajo meriton një vëmendje. Bashkimin do ta shohim pak më vonë. Kulturën duhet ta kishim ministri të konsoliduar…”.

Por i pyetur për përzgjedhjen e drejtuesit të kësaj ministrie që është Blendi Gonxhe, Malaj tha se e njeh atë si një njeri që e merr detyrën dhe çon deri në fund.

“Unë  i kam parë reagimet në media. Rama ka preferuar të bëjë zgjedhjet e tij pa u lodhur shumë për të negociuar për emrat që do suportojë. Për Gonxhen aq sa e njoh është një njeri që e merr një detyrë dhe e çon në fund. Gonxhe ka qenë nënkryetar i bashkisë dhe ka qenë si të thuash “kali i punës”.

“Unë shpresoj që Gonxhe të bëjë diçka ndryshe dhe tu japë një zë të fortë zhvillimeve të ekonomisë shqiptare”, shtoi ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com