FOTO/ I njohur si “Buzëdërri” dhe pjesë e bandës ‘Gaxhai’, ja kush është Sokol Sinomati, para dy ditësh i ekzekutuan të birin

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëdërri”, i cili është babai i 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutuar dy netë më parë ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky eshte Sokol Sinomati në banken e te akuzuareve me banden e gaxhait në vitin 1999 në gjykaten e Tiranes” – shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Pas lirimit nga burgu, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Edhe i biri, Gëzim Sinomati jetonte në Belgjikë, teksa kishte ardhur në vendin tonë dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja dhe siç duket kishte vendosur të priste edhe të atin, që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë, pasi i përfundonte dënimi.

Një pistë tjetër ku po hetohet mbi zbardhjen e atentatit të 7 janarit, është që autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi dyshohet se ekzekutuesit kishin si qëllim të vrisnin xhaxhain e viktimës, Benard Sinomatin, vëllain e Sokolit, i cili ndodhej në të njëjtën banesë me viktimën.

Edhe xhaxhai jetonte në Belgjikë dhe kishte dy muaj që kishte ardhur në Shqipëri. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Benard Sinomatit, dy vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua nipi 23 vjeçar./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com