Në makinë të blinduar e me pranga, Sokol Sinomati i jep lamtumirën të birit

100 forca policore, makina të blinduara dhe mjete civile kanë shoqëruar Sokol Sinomatin në drejtim të varrezave të qytetit të Vlorës, ku u zhvillua ceremonia mortore e të birit, Gëzim Sinomati.

Sinomati qëndroi shumicën e kohës me pranga dhe brenda në blind, ndërsa ka dalë jashtë në momentin që në varreza mbëriti trupi i të ndjerit.

Gjatë 48 orëve të fundit blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicë të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtarë të Sinomatit ndër vite.

Mbi 20 persona janë shoqëruar aktualisht por deri më tani asnjë urdhër ndalimi nuk është konfirmuar nga blutë e Vlorës.

Grupi hetimor ka ndarë detaje mbi armën e krimit, të dala nga ekzaminimi balistik i gëzhojës së gjetur në vendngjarje dhe asaj në trupin e viktimës. Ekzekutimi është kryer me një armë snajper   të kalibrit 7 mm dhe precision deri në 1 mijë metra.

Pistat e konfirmuara zyrtarisht lidhem me të shkuarën kriminale të Sokol Sinomatit, babait të viktimës  dhe aktivitetin e tij të pas viteve 97-të.

Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë për një sasi të vjedhur të kokainës, ku rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

Gjatë viteve të fundit “banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë ku numëron 6 anëtarë të zhdukur/humbur mes viteve 2014-2016 dhe 4 të vrarë në atentatet e vitit 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e djeshme.

Në krye të hetimeve ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka sqaruar se prej 24 orësh po zhvillon analizë të detajuar, ndërsa janë hedhur në tavolinë të gjitha dosjet e vjetra. Sipas kreut të policisë së shtetit ndihmë është kërkuar edhe nga institucione të tjera ligjzbatuese.

Sakaq, hetim ka nisur edhe ndaj punonjësve të OSHEE për t’i mësuar motivet e ndërprerjes së energjisë elektrike në momentin që ndodhi atentati.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com