Berisha nga dritarja: Mercenarët e SKAP kanë thirrur shoferin e degës së PD. I kanë gjetur listat e qendrës së votimit ditën e zgjedhjeve dhe…!

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Edhe pse reshjet e shiut ishin prezente ditën e sotme, mbështetësit e ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij, veprim po ndjekin prej disa ditësh.

Berisha zbuloi para tyre se në SKAP, ose siç ai e cilëson “SKAP” është thirrur shoferi i një dege të PD-së sepse ditën e votimit i kanë gjetur në makinë listat e votimit për qendrën e tij të votimit si edhe një shumë parash.

Sipas tij këto lista janë publike dhe nuk ka asnjë sekret dhe se shuma e parave ishte rroga e të shoqes që ai po çonte në shtëpi.

“Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë.
Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre. Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit. Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca.

Megjithë këtë, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin.
Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatën e tij kriminale që quhet qeveri.
Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimin e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantëve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëve në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike.

Mercenarët e SKAP-it kanë thirrur në SKAP shoferin e një dege të PD-së sepse ditën e votimit i kanë gjetur në makinë gjënë më normale, listat e votimit të QV-së së tij, të cilat janë publike. Nuk kanë asnjë sekret dhe kanë gjetur rrogën e të shoqes që kishte marrë atë ditë dhe po e çonte në shtëpi”, u shpreh Berisha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com