12 qershor 2015- Mbahet mend nga vrasjet më të bujshme në vend, për shkak se Xhabir Shega, ishte nga ata kriminelë që ruhej ekstremisht. Por qitësi me snajper ishte pozicionuar në kodrën e Kalasë së Rozafës përballë shtëpisë së Shegës. Viktima i kishte mbijetuar një tjetër atentati me snajper një vit para ngjarjes.
Qershor 2017- U regjistrua një tjetër atentat me snajper drejt një të paraburgosuri. Qitësi shkrehu snajperin nga kodra pranë burgut të Vaqarrit. Atë kohë u tha se shënjestër e atentatit ishte Gazmir Daci, por i plagosur mbeti kosovari Lili Dule.
9 mars 2000– Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë. Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore. Bardhi ishte arrestuar si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.
Janar 2020- Një ekzekutim mafioz me snajper ishte ai i biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen. Ai u qëllua me plumb në zemër kur po ecte në qendrën e qytetit. Killeri ishte vendosur në katin e fundit të një pallati 9-katësh, ku sipas dëshmitarëve ishte futur i maskuar si grua.
7 janar 2024- 22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me plumb në kokë. Ai ndodhej në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri’ në Vlorë. I riu, sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte dalë të pinte cigare në ballkon. Në zonë energjia u ndëpre për 10 minuta./m.j