Gjyqi i shoqërisë së ndërtimit me pronarin e truallit i bllokon apartamentin qytetarit

Kristaq Qiqi është një qytetar që i është drejtuar për ndihmë rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai thotë se ka blerë një apartament në vitin 2012 dhe ka jetuar aty për 3 vite pa asnjë problem përpara se të emigronte bashkë me familjen për në Londër.

Në vitin 2020 ai ka legalizuar banesën dhe ka marrë certifikatën e vërtetimit të pronësisë duke menduar se ishte kthyer në pronarin e apartamentit të cilin e kishte blerë për 68 mijë euro. Në vitin 2021, pasi  kthehet nga Londra Kristaqi gjen në derën e apartamentit letrën e përmbaruesit ku thuhej se prona ishte bllokuar.

Rezulton se shoqëria ndërtimore ka një gjyq të hapur me pronarin e një trualli pranë pallatit ku ndodhet një vilë trekatëshe.

Eni Çobani: Shoqëria Alba flor me administrator Gëzim Cekën dhe ky është një dokument i dhënë nga Gëzim Ceka, më kupton, lidhur me Bashkim Pasmaçiun në cilësinë e pronarit të truallit ka një kontratë sipërmarrjeje që në 2003-in, si çdo ndërtues në Republikën e Shqipërisë shkon i ofron një kontratë sipërmarrjeje, ku në këmbim thotë këtu të truallit prej 120 metër katrorë dhe ndërtim 98 do merrte 450. Pra ai do jepte edhe vilën, edhe tokën dhe do merrte në pallat 450 metër katrorë. Shumë bukur, sipas specifikimeve ka thënë dyqan në katin e parë 70 metra, pjesën e mbetur prej 310 banimi në katin e gjashtë që i përgjigjet apartamenteve që i ka vënë këtu dhe me pretendimin se shoqëria Alba flor nuk kishte përmbushur detyrimet e përmbushur në aktmarrëveshje dhe kontratën e sipërmarrjes, në 2007-ën pronarët e truallit Pasmaçiu i janë drejtuar gjykatës. Pra gjyqi ka filluar që në 2007, ti e ke blerë 5 vjet më vonë ndërtimin dhe normalisht është përfunduar në ’19-ën se kështu shkojnë gjyqet, shkojnë gjatë, kuptohet ajo.

Në ’19, ka një vendim gjykate dhe normalisht vendimi  i gjykatës që duhet edhe ky respektuar, kuptohet, pastaj si është marrë, tek është marrë, nuk jemi ne të dy për ta diskutuar se janë instancat kompetente.

Kristaq: Emri im aty nuk figuron.

Eni Çobani: Në 27.05.2019, pikërisht ky ka qenë konflikt i truallit me shoqërinë, jo me ju si qytetar që keni blerë nga shoqëria, prandaj unë nuk kuptoj, pse është bllokuar apartamenti yt? Pra është bërë përcaktim në këtë vendim që apartamenti juaj duhet bllokuar për llogari të shoqërisë Alba flor? Se këtu është i gjithë problemi.

Kristaq: Në faqen 20 të vendimit të gjykatës thotë gjykata nuk përcakton ambientet e banimit, e ka të specifikuar te faqja 20.

Eni Çobani: S’e ka përcaktuar gjykata, por e përcakton përmbaruesi sepse sigurisht, kur i çohet një vendim, do të dijë 450 metra ku t’i marrë. T’i japim gjithsecilit atë që ka bërë.

Veç të tjerash, Kristaqi shton se nuk ka marrë asnjë njoftim paraprak nga zyra e përmbarimit.

Kristaq: Kam qenë në Londër, kanë qenë rrugët e bllokuara, në 2021-shin kam ardhur unë.

Eni Çobani: Pra ty s’të është bërë asnjë njoftim nga zyra përmbarimore?

Kristaq: Asnjë lloj njoftimi. Në 19 është liruar që u hap nga pandemia, më 13 gusht kam ardhur unë të ‘21-shit dhe gjej shtëpinë mbyllur.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com