Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel, i cili planifikon të lërë postin e tij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.
Michel nuk specifikoi nëse vendimi i tij për të kandiduar për një vend në Parlament do të thotë se ishte i interesuar për poste të tjera kryesore, të tilla si kandidati kryesor për liberalët europianë, kampi i tretë politik më i madh i bllokut, për presidencën e Komisionit Evropian, apo nëse ai dëshiron të pasojë Didier Reynders, si komisioner i BE-së i Belgjikës.
Ndërkohe, liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.
Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet, një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.
/a.r