Fshehu shtrimin në spital, shefi i mbrojtjes në SHBA merr përgjegjësinë. Edhe Biden u informua me vonesë

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shtruar në spital që nga data 1 Janar për shkak të disa komplikacioneve.

Por një gjë e tillë ka mbetur shumë e fshehtë për mediat dhe publikun. Austin, 70 vjeç, u shtrua në Qendrën Mjekësore Alter Reed për shkak të komplikimeve pas një operacioni që kishte kryer më herët.

Mediat amerikane shkruajnë se Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar për këtë, ndrësa Austin ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e komunikimit.

“Unë e kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë duke siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet. Jam shumë i lumtur që jam duke u përmirësuar dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon”, tha ai në një deklaratë.

Shoqata e shtypit e Pentagonit, e përbërë nga gazetarë që mbulojnë Departamentin e Mbrojtjes, kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës në një letër drejtuar Pentagonit.

Gjithashtu shoqata vuri në dukje se edhe Presidentët e SHBA zbulojnë se kur duhet t’i delegojnë detyrat për shkak të procedurave mjekësore kur sekretarët shtrohen ne spital për shkak të komplikacioneve.

“Në një kohë kur ka kërcënime në rritje për anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme dhe SHBA po luan role kyçe të sigurisë kombëtare në luftërat në Izrael dhe Ukrainë, është veçanërisht kritike që publiku amerikan të informohet për gjendjen shëndetësore dhe aftësinë vendimmarrëse të liderit të saj të lartë të mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com