Moti ekstrem ka goditur sot një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke bërë që, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, liqeni i Komos të dalë nga shtrati.
Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë “tre” dhe linjave të autobusëve të qytetit, ndërsa dega Seveso u përmbyt.
Në Venecia, efektet e fenomenit të baticës ishin të kufizuara falë barrierave artificiale të sistemit “Mose”. Moti i keq në rajonin Emilia Romagna shkaktoi shembjen e pjesshme të dy urave jashtë qyteteve Parma dhe Piacenza.
Rrjedhat e vrullshme të ujit thuhet se rrëmbyen një burrë, i cili sapo ishte larguar nga shtëpia e tij. Në zonën më të gjerë të Piacenza, rreth 20 shtëpi të përmbytura u evakuuan.
Sipas parashikimeve të meteorologëve moti i keq në Itali do të vazhdojë edhe në dhjetë ditët e ardhshme.