Valteri: Ja plani i Berishës për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Gati të shpërthejnë dosjet e ‘zeza’ të Metës e Kryemadhit, ju tregoj pasurinë…!

Në Shqipëri ka trokitur ora e pandëshkueshmërisë dhe se ka ikur koha kur vendimet merreshin në shtëpinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kështu është shprehur ish-deputeti Halit Valteri gjatë një interviste televizive. Ndër të tjera, zoti Valteri zbulon planin e Sali Berishës për të shpëtuar nga prangat e SPAK, teksa gjithashtu paralajmëron shpërthimin e dosjeve të  “zeza” të Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Sipas tij, çifti Meta-Kryemadhi kanë pasuri marramendëse, duke filluar nga 9 banjot tek vila në Gjirin e Lalzit dhe deri te ashensori i tyre privat.

-Zoti Valteri, ish-kryeministri Sali Berisha duket se po sfidon drejtësinë, për shkak se prej disa ditësh mban fjalime nga ballkoni i pallatit duke thyer atë masë që tha SPAK, sikundër është “arresti shtëpiak”. Keni një koment?

Mua mu duk si fjalimi që mban papa në fillim të vitit, por ai ishte papa pa mantel dhe pa besimtar. Një njeri që i kanë ngelur 100 ose 200 mercenar që janë paguar nga ai gjithë jetën dhe bënë atë shoun politik. Unë kam thënë që ai do ta thyej arrestin e shtëpisë, mund të zbres edhe poshtë pallatit. Është sfidë e hapur që ai i bënë drejtësisë dhe tregon se qytetarët e zakonshëm nuk hapin dot derën e shtëpisë, kurse ata që kanë vjedhur dhe i kanë përdorur ato para për tu pasuruar thotë unë ju vjedh dhe në fund nuk ju pyes. Drejtësia duhet që të jetë i barabartë për të gjithë. Mendoj se ai po provokon që të arrij nga arrest shtëpie në arrest me burg pasi ka një farë shprese, ose është shpresa e tij e fundit që të ketë një zgjim të elektoratit të tij që po e çojnë në burg një lider të opozitës. Ai pretendon se shqiptarët janë budallenj dhe do ta ndjekin nga pas sepse atij është duke iu hetuar pasuria.

-Mund të ndodh kjo nëse ashpërsohet masa?

Në fakt çfarë nuk pritet. Kur drejtësia hesht ne duhet t heshtim, nuk duhet që ta zgjedhin ne se kush na gjykon dhe se si na gjykon. Ne mund të mos jemi dakord për një masë që jepet, por ka Apel, ka Gjykatë të Lartë ke Strasburgun, pra janë disa shkallë gjyqësore që mund të ndjekësh. Nuk ka besim tek drejtësia kur e ka votuar vet dhe e ka thënë se kjo është një arritje. Kur arrestoheshin nga Partia Socialiste këta dilnin dhe thoshin drejtësia po funksionon, ndërsa kur arrestohen djathtas thonë që drejtësia drejtohet nga Edi Rama. Unë them se Rama ka hallin e tij dhe jo të Berishës dhe s’ ka se çfarë t’i bëjë SPAK. Saliu duhet të jap llogari, ka ikur koha kur vendimet merreshin në shtëpinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

-Sa kohë Berisha do jetë në telashe ligjore si e sheh opozitën, kemi parë një rol më të fortë të Luçiano Boçi?

Unë uroj që opozita të bashkohet dhe t’i jap vendit një opozitë që duhet të kemi. Çdo njeri që vendoset nga Berisha nuk është figurë për të sfiduar Ramën, sepse figurë për të mbajtur ata 10 deputet mund të jetë. Sa i përket pastaj, Luçiano Boçi me gjithë respektin që kam për të unë nuk mendoj se mund të udhëheq opozitën sepse nuk pranohet nga të tjerët dhe nga Basha. Unë them se duhet të jesh dikush tjetër, jo i rrethit të Berishës as Argita e bija e Berishës, sepse ajo është ‘non-grata’ njësoj si Sali Berisha. Me këto skandale që po plasin nga qeveria duhet të ishte bërë një opozitë e fortë. Por, nuk ka kush ta qeverisë, shqiptarët nuk mund të votojnë që të heqin disa hajdut dhe të venë disa hajdut të tjerë. Ata që do vijnë nuk duket që të kenë ndikimin e Berishës dhe Bashës. Ai që do jetë në krye duhet që të ketë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, nëse ai nuk ka marrëdhënie që të jetë njeri që shkon atje dhe që flet atje. Harrojeni se vjen dikush në Shqipëri që nuk është përgatitur më parë nga ata, ata ecin me plane 20 vjeçare dhe jo me plane 6 mujore. Nuk mund të vij kurrë një njeri i komanduar nga Berisha.

-Çfarë po ndodh me dosjet e çiftit Meta-Kryemadhi?

Në dijeninë time ato janë dosje që janë hetuar dhe janë gati për t’u çuar për gjykim, po mbarojnë dhe afatet sepse ka afat 3 vite ose do t’i pushojnë. Letër porositë që janë nisur nga SPAK kanë ardhur përgjigjet. Ata duhet që të japin shpjegime se ku i kanë marr paratë për lobim, sepse ndoshta Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës ja ka lënë familja, ndoshta ja kanë dhuruar. Të gjithë ata që kanë firmosur kontratë lobuese duhet që të hetohen. Është e thjesht nëse nuk hetohen të gjithë si ai që është poshtë ballkonit tim që ka hapur një gardh, ai duhet që të jap llogari ku i gjeti paratë. Ku i ke marr lekët që bleve këtë kostumin, nga rroga, në rregull dil matanë, ti tjetri ku i ke marr që ke blerë këtë telefonin, jo po kështu jo po ashtu, hajde këtej. Unë kam qenë vet deputet dhe nuk mjaftojnë për të jetuar, kurse këta miliona i paguajnë për shkollën e fëmijëve, po shtëpitë që kanë 9 banjo tek Gjiri Lalëzit. I kanë deklaruar të gjitha. Kanë ashensor të dedikuar që të çon vetëm tek ata. Këta kanë bërë atë që u ka dashur qejfi në këtë vend, ai është komshi me Ilirin atje. Këta janë sjell me postin e tyre sikur kanë qenë pronar të Shqipërisë, këta kanë marr njerëz në pabukë i kanë bërë miliarder dhe nga miliarder i kanë lënë pa bukë, kurse ata që i kanë kundërshtuar sot nuk i gjendet as varri. Duhet që të shkojnë që të gjykohen. Mediat duhet t’i heqin nga televizori, vini filma vizatimor t’i shohin kalamajtë, nga këta nuk hapim dot televizorin. Nuk them vetëm për Berishën, por Metën dhe Ramën.

-Çfarë pret nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha?

Unë i bëra babagjyshit të vitit të ri një letër, të lutem zgjoje Lulin nga gjumi, po babagjyshi nuk kaloj fare. Nuk ka asgjë që e kthen Bashën. Ai ka pasur shanset për të qenë një forcë qeverisëse, por ka zgjedhur të bëjë pazare me kunatin dhe të marr koçat nga Rama dhe nga qeveria e tij në kurriz të gjithkujt tjetër. Unë e them publikisht, Basha le të më hedh edhe në gjyq dhe të vendos sa para kam unë dhe të mi marr, le t’ja shtoj atyre biliardëve që ka marr. Katet e kullave dhe zyrave me qira, bizneseve të tjera ti deklaroj. Sa kohë ai si jep përgjigje shqiptarëve, atëherë s’ka si ti kërkoj votën për kryeministër. Çdo kush duhet që të vijë nëPartinë Demokratike duhet ti ketë duart të pangjyera me korrupsion dhe në paratë e shqiptarëve. Dash Shehi ja ku e ke, thonë pi raki, po i bëftë mirë mua si shqiptar dhe të tjerëve nuk na prish punë, rëndësi ka që ai nuk vjedh paratë e shqiptarëve. A do prishet rrugës, patjetër që po, këtu edhe zoti ta sjell do ndryshoj./sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com