Spektakli i ndërrimit të viteve riktheu në skenën e ‘Portokallisë’ ne 20 vjetorin e saj, një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të emisionit të njohur të humorit, Agron Llakaj.
Artisti i njohur u rikthye në të njëjtën skenë nga ku u largua 13 vite më parë duke marr entusiazmin e publikut si një e papritur e bukur e ‘Portokallisë’.
Gon-Gjini, dyshja shume e suksesshme me aktorin Bes Kallaku si dhe roli emblematik i Anesë me Bora Zemanin, krijuan një atmosfere elektrizuese në sallë.
Një moment nostalgjie, por tregues i fuqisë artistike dhe dashurisë së publikut për këtë aktor të dashur, ikonë të ‘Portokallisë’.
Ndërkohë që ‘Top Channel’ e riktheu në skenën e ‘Protokallisë’, si një imazh i bukur artistik, ‘Vizion Plus’ mbyll spektaklin e humorit ‘Al Pazar’, show që ka për autor Agron Llakën.