Zjarri në pallatin 12-katësh në Lushnjë/ 35 persona janë dërguar në spital, si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

35 persona janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Ndërkohë raportohet nga spitali, se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Situata vijon që të jetë kaotike që prej mesditës së të hënës, ku edhe qendra tregtare, e cila ndodhet në një pallat shumëkatësh u përfshi nga flakët.

Një grup zjarrfikësish u nisën nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com