Eduart Grishaj ka ndarë surprizën më të bukur që ai ka marrë në vigjilje të Krishtlindjes. Dhe bëhet fjalë për një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni.
Ajo çka na tërhoqi vëmendjen është se Joni e quan Eduartin ‘baba’ dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes.
“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit.
Mesa duket raporti i Eduartit me djalin e Arbanës, Jonin, qenkan kaq të ngushta sa regjisori nuk e ndan nga fëmijët e tij.