Ukraina rrëzon tre avionë luftarakë rusë Su-34

Ukraina pretendon se ka rrëzuar tre avionë luftarakë rusë të premten në jug të vendit.

Sipas ushtrisë, tre avionët Su-34 u rrëzuan mbi rajonin Kherson.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky tha se rrëzimi i avionëve do t’i bëjë pilotët rusë që sulmonin objektivat në Ukrainë të vetëdijshëm se “asnjë prej tyre nuk do të kalonte pa u ndëshkuar”.

Rusia nuk ka komentuar mbi humbjen e raportuar të avionëve të saj, por Fighterbomber, një bloger me ndikim rus i luftës, raportoi humbjen e një numri të papërcaktuar avionësh, duke thënë se ata ndoshta ishin rrëzuar nga raketat Patriot të prodhuara nga SHBA.

Një tjetër bloger, Voenniy Osvedomitel, tha se avionët ndoshta ishin përdorur për të hedhur bomba në anën e kontrolluar nga Rusia të lumit Dnipro.

Ukraina po përballet me një mungesë municionesh, ndërsa vazhdon të luftojë forcat pushtuese ruse, që prej shkurtit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com