Aktori i njohur i humorit Gaz Paja, sipas lajmeve që kanë qarkulluar sot në mediat rozë, i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi, me të cilën ka edhe një djalë.
Paja është martuar me partneren e tij në qershor të vitit 2019 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me patneren kanë munguar prej një viti, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.
Megjithatë ajo që nxiti më shumë aludimet e publikut që çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ishte pasi Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.
Aktori u shfaq vetëm, i shoqëruar nga disa miq, teksa u vu re mungesa e bashkëshortes së po tij.