Ngjarje e rëndë në Fier/ 38-vjeçari e çoi në shtëpi dhe tentoi ta përdhunonte 27-vjeçaren, rreh dhe nënën e tij e cil

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Grizë të Fierit. Mësohet se një 38-vjeçar ka rrëmbyer me forcë një 27-vjeçare, e ka çuar në shtëpinë e tij dhe ka tentuar ta përdhunojë. Më tej, ai ka rrahur dhe nënën e tij, e cila ka ndërhyrë për ta ndalur dhe larguar nga banesa të renë.

Si pasojë, 38-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38-vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27-vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com