VIDEO/ Adelina Ismaili ‘ngre peshë’ sallën e Festivalit të Këngës në RTSH me “Zemrën nuk ta fal”: Shqipë

Diva e muzikës shqiptare, siç njihet ndryshe Adelina Ismaili, ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën e mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”.

Këngë kjo e cila pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, ende sot përcjell të njëjtat emocione dhe vokal fantastik.

Këngëtarja u rikthye mbrëmjen e djeshme në Festivalin e RTSH-së, duke u shfaqur në skenë pas 27 viteve.

Pas këtij interpretimi energjik, artistja u shpreh se ndihej shumë e emocionuar.

“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, u shprehkëngëtarja Ismajli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com