Këshilla e pazakontë e Cameron Diaz për çiftet e martura: Flini në dhoma të ndara!

Cameron Diaz ka një këshillë jo fort të zakontë për të gjitha çiftet e martuara. E ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley, aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.

“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është: unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese,” tha Diaz..

Sipas disa studimeve ndarja e shtrateve, dhomave gjatë gjumit, mund ta bëjë lidhjen më të shëndetshme për disa çifte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com