Maxhoranca ka kërkuar përjashtimin e deputetit Flamur Noka pas kaosit që shkaktoi në seancën plenare të ditës së djeshme (21 dhjetor), ku u votua pro heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit po hetohet nga SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
Në kërkesën e PS drejtuar sekretariatit të Etikës, mësohet se është vetëm emri i ceputetit demokrat, Flamur Noka.
Në seancën e djeshme Noka përmbysi karriget, fyeu punonjësit e Gardës si dhe ndezi tymuese në sallën e Kuvendit, duke rrezikuar kështu përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi sipas rregullores së re që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë (18 dhjetor).
Theksojmë se edhe seanca e ditës së enjte u shoqërua me tensione dhe kaos, të shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit, pasi Kuvendi votoi me 75 vota pro heqjes së imunitetit të Berishës.