“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokuroreve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Kështu e ka komentuar nga Fieri prag-arrestimin e Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Sakaq, ai ka theksuar se sot jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.
“Ju e keni parë sot ne jemi në një moment të rëndësishëm historik, të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar. Para pak momentesh, më kanë bërë me dije për një goditje të një grupi të rëndësishëm kriminal, përsëri kanë qene një numër i konsiderueshëm grupesh kriminale që po goditen nga ligji dhe policia e shtetit në bashkëveprim dhe gjej rastin që ta falenderoj SPAK-un, me të cilët puna vazhdon për t’i dhënë një goditje grupeve kriminale”, tha ministri.
Sakaq, Balla eshte ndalur edhe te pronat e sekuestruara ku sipas tij jane miratuar ndryshime ne ligjin per administrimin e tyre. Ne cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara ka thene Balla teksa ka theksuar se të gjitha pronat e konfiskuara nga subjekte kriminale do t’i vihen në dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqerise civile.