“Më ktheni celularin dhe dokumentet”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Apelit të  Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e një celulari dhe të disa dokumentëve të sekuestruara.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Iliriana Olldashi në seancën e ditës së sotme, 22 Dhjetor, ku vendosi lënien në fuqi të vendimit të marrë nga GJKKO duke e vlerësuar kështu si të ligjshëm sekuestrimin e celularit të Jamarbër Malltezit në kuadër të hetimeve për aferën ‘Partizani’.

Theksojmë se Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi është i akuzuar për aferën e prvatizimit të kompleksit “Partizani”. Atij i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com