Shkon në 15 numri i viktimave! Agresori u vetëvra në fakultetin e universitetit, më herët u gjet i vrarë babai i tij (moti

Ka shkuar në 15 numri i viktimave të konfirmuar nga sulmi i disa orëve më parë në qendër të Pragës.

Pak orë para se David Kozak të kryente sulmin vdekjeprurës në qendër të Pragës, është gjetur i vrarë edhe babai i tij.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Sipas policisë, autori i dyshuar është 24-vjeçari David Kozak nga një fshat 21 kilometër në periferi të Prangës. Ndërkohë, konfirmohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur brenda fakultetin e arteve të Universitetit Charle, aty ku ai qëlloi për vdekje të paktën 15 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Sulmi i së enjtes pasdite në fakultetin e arteve të Universitetit Charles është sulmi më fatal që nga pavarësia çeke 30 vjet më parë.

Mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.
Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, thotë policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com