Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tentativë për vrasje, thirri “objektivin” në komisariat

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Hetuesit kanë gjetur prova që Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që ai ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij.

Më pas autorët janë tërhequr dhe ngjarja në atë kohë nuk ndodhi.

Gjoni u arrestua një muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com