Ministri i Jashtëm italian vjen sot në Shqipëri, takimi me Ramën dhe marrëveshja ‘e pezulluar’ për emigrantët

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, vjen sot për një vizitë në Shqipëri ku do të zhvillojë takim me tme kryeministrin Edi Rama.

Bëhet me dije  se në fokus të vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin, konkretisht vendet ku thuhet se do të ngrihen qendrat për pritjen e emigrantëve, të cilët do të riatdhesohen në vendet e origjinës, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

“Më 22 dhjetor do të jem në Shqipëri, ku do të takohem me kryeministrin Rama”, deklaroi Tajani pas takimit dypalësh në Romë me ministrin e Jashtëm britanik David Cameron.

Më 13 Dhjetor Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen. Kryemistrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh se e respektonte vendimin e gjykatës dhe se do të priste deri në një vendim përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com