“Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër”, Fifi flet për dasmën me Adisin: E dua tradicionale, me shumë njerëz!

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ka folur për eksperiencën e saj si nënë, pjesëmarrjen e saj në “DWTS”, si dhe për karrierën muzikore.

Teksa është pyetur nëse do kemi dasmë së shpejti, Fifi është shprehur në “Wake Up” se edhe mund të ndodhë, duke mos e përjashtur si mundësi, por nuk e kanë diskutuar ende një gjë të tillë.

Por sipas saj e vetmja gjë e sigurtë është se dasma do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.

“Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Aldisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.”, tha Fifi.

Ndër të tjera Fifi shprehet shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderon nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas këngëtares nëse nuk do ishte për nënë e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot.

Këngëtarja nuk la pa falenderuar as partnerin e saj Aldisin, që e konsideron si një mbështetje shumë të madhe dhe që i jep  kurajo për çdo gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com